Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shteti Bektashi në Tiranë, reagon Meta: Shashkë nga Rama për të hequr vëmendjen nga korrupsioni

15:12 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1727096815x640 0 baba mondi 1727093841 986
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nismën e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë, për Ilir Metën është një shashkë për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga aferat korruptive, si dhe të pakonsultuar me askënd. Gjatë një konference për mediat, teksa akuzon Ramën si grabitës të pronave të Bektashinjve, Meta tha se kjo nismë bëhet për efekt elektoral.

“Hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran, në mënyrë të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, kjo është një shashkë për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive”, tha Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë, shtoi se nismat për të promovuar tolerancën fetare janë të mirëpritura, por nuk sipas tij nuk mund të keqpërdoren për agjenda elektorale pasi mund të kthehet në precedent për ndryshimin e kufijve.

“Kur nuk janë të konsultuara, të mirë të strukturuara, rrezikojnë që të kthehen në precendent të rrezikshëm për rajonin tonë që gëlojnë ende idetë për ndryshimin e kufijve, ku një nga nxitësit ka qenë Edi Rama, me qëllim destabilizimit dhe cenimit të paqes që është arritur me kaq mund”, tha Meta.

Më herët për nismën e kreut të qeverisë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili po ashtu e konsideroi si “maskë” të Ramës për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare, si dhe i bëri thirrje besimtarëve bektashinj që të bëjnë kujdes për të mos u keqpërdorur.

Meta Shteti Bektashi në Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.