Rritja e rasteve me koronavirus në Çeki ka detyruar autoritetet që të ndërpresin kampionatin. Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA pasi 3 ekipe çeke marrin pjesë në Europa Ligë, Liberec, Slavia dhe Sparata Praga.
Për momentin, të 3 ekipeve i është dhënë e drejta për të luajtur në Europa Ligë, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve. Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për tu rivlerësuar.
Në stadium për ndeshjet në program, nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.