Giacomo Vrioni pritet të largohet nga Juventusi sërish gjatë kësaj vere, edhe pse bardheznjtë mund ta provojnë në Amerikë në grumbullimin e parë. Pasi fitoi trofeun e golashënuesit më të mirë në Austri me fanellën e ËSG Tirol (19 gola), 23-vjeçari shqiptar u rikthye në Torino pasi përfundoi huazimi.
Drejtuesit e Juventusit po punojnë për shitjen e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediet italiane, për sulmuesin ka oferta nga Holanda, Belgjika (Charleroi), Franca apo edhe Turqia.
Nga shitja e tij, Juve mund të mbledhë maksimumi 10 milionë euro, gjë që do të ishte shumë e dobishme për të bërë investime të tjera në merkato. Në Itali është Sampdoria që ka nisur edhe kontaktet e para me Juven, megjithatë duke parë se kërkesat për Vrionin sa vijnë e shtohen.