Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtohen rastet me Omicrom, vijnë edhe 20 autoambulanca të reja të pajisura me bombula oksigjeni

13:31 / January 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d88f3d49 65d4 4edb 8a74 1554220c6296
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

20 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së autoambulancave të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, theksuan se ky investim i qeverisë shqiptare bëhet me qëllim transformimin më tej të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, për shërbim sipas standardet më të mira europiane.
“Flota e re e autoambulancave sapo ka mbërritur. Është një investim prej 1.4 milion euro. 20 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese tashmë kanë mbërritur për të fuqizuar akoma më shumë sistemin e shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Sigurisht edhe duke u përpjekur për të përballuar edhe impaktin e Covid19”, tha Manastirliu.
Në katër vitet e fundit flota e autoambulancave në territor është fuqizuar me më shumë se 100 autoambulanca të reja moderne të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese.
“Ne kemi më shumë se 100 autoambulanca të investuara dhe në të gjithë Shqipërinë bashkë me autoambulancat në të gjithë strukturat e qendrave shëndetësore janë mbi 250. Por 127 janë postacionet të cilat organizohen për të pritur të gjitha thirrjet”, tha Manastirliu.
Drejtori i Urgjencës Komëbatre Skënder Brataj ka theksuar se autoambulancat e reja janë të pajisura me të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, duke siguruar shërbim edhe me ekipe të mirëtrajnuara.
“Veçoria këtë radhë është fakti që janë të gjitha me ventilator, që do të thotë që pacienti i intubuar mund të transportohet nga çdo cep i Shqipërisë. Janë të pajisura me dy bombula 10 L dhe dy bombula 2 L oksigjen, që kalojnë mbi 16 orë autonomi, kështu që nuk ka problem për transmetimin e oksigjenit sidomos në këtë moment të Pandemisë. Ambulancat vijonë të jenë jo vetëm për COVID, por edhe për trauma”, theksoi Brataj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

12:28 / September 28, 2026

Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Territorialja, 21 këshilltarë votojnë kundër

12:25 / September 28, 2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.