Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shtohet armata e pensionistëve që punojnë, 11% me shumë më 2019

08:21 / May 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1570947289 1111krediteperpensionistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tranzicioni demografik i cili është në një fazë kulmore aktualisht për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë, po nxit pjesëmarrjen e pensionistëve në tregun e punës. Gjithnjë e më shumë po shtohet armata e pensionisteve që janë të përfshirë në tregun e punës edhe pse i kanë kaluar të 65 vitet.

Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2019 numri personave mbi 65 vjeç që punojnë është 62, 291 persona me një rritje 11 për qind më shumë se vitin 2018 ose 6279 persona.

Përfshirja e të moshuarve në tregun e punës është një tendence e pesë vjeçarit të fundit. Emigracioni i lartë i të rinjve, kundrejt një rritje të ofertës për punë nga bizneset, sidomos sektori i shërbimeve, ka nxitur moshën e tretë të punojë edhe pse në moshë pensioni.

Për të nxitur dëshirën për punë në moshat mbi 65 vjeç qeveria miratoi një skemë shpërblimi në vitin 2018, e cila nuk është vënë ende në zbatim për shkak të mungesës së udhëzimeve.

Në vendimin e qeverisë u vendos që për çdo vit që pensionisti që punon të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4 %në vit.

Mosha e tretë do të përfshihet gjithnjë e më shumë në tregun e punës në Europë dhe Shqipëri, për shkak se, rritja e rritja e jetëgjatësie i bën efecientë personat edhe mbi moshën 65 vjeç. Gjithashtu zhvillimi i teknologjisë mund të stimulojë punën në distancë për personat e moshës së tretë, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre sidomos në mësimdhënie, financë dhe shumë profesione të tjera.

Pensionistet që punojnë lehtësojnë skemat e sigurimeve shoqërore të cilat paraqiten mjaft të rënduara nga procesi i plakjes së popullsisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikon se në tre vitet e ardhshme, 2020-2022 numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore arrijnë në 48 mijë me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistësh të rinj në vit.

Për shkak se këtë vit popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë, numri i pensionistëve do të rritet në vijim me ritme më të shpejta.

Sipas Ministrisë  së Financave, mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të pensionistëve ka një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë (105 mln euro)./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.