Një shtrëngatë shiu ka pushtuar Librazhdin këtë të enjte.
Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos në segmentin “Kthesat e Murrashit” pasi ka rënie të gurëve në rrugë, e për pasojë ky segment mund të bëhet shkak për aksidente.
Policia këshillon uljen e shpejtësisë për të pasur mundësi të identifikohen në kohë inertet në rrugë.
