Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe njëherësh autore, ka kaluar një moment të vështirë shëndetësor.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se rasti është ndjekur nga Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog.
Mësohet se pas shtrimit në një spital privat, është kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale) dhe se zonja Kadare është në gjendje të mirë shëndetësore.
Stafi i tirananews.al i uron autores Helena Kadare rekuperim të shpejtë!