Zgjedhjet e përcaktuara për t’u mbajtur ditën e sotme për kreun e ri të PD-së në Bulqizë, janë shtyrë në një afat të papërcaktuar. Shkak janë bërë përplasjet mes kandidatëve për numrin e anëtarëve në lista.
Më herët u publikua lajmise kandidati Fatos Hoxha kishte deklaruar se në lista ishin shtuar rreth 500 anëtarë më shumë se ç’ishin në dhjetor.
Kjo ka bërë që Komisioni për Organizimin e zgjedhjeve të marrë vendimin e shtyrjes së datës së votimeve për kreun e PD-së në Bulqizë.
