Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shtyhet afati për tunelin e Llogarasë, edhe 1 muaj kohë për dorëzimin e dokumenteve

17:40 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tuneli i llogarase 2020 e1600270548550
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë afatin e dorëzimit të dokumenteve për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Referuar afateve të reja, investitorët kanë kohë deri në datën 30 gusht 2021, duke iu dhënë edhe një muaj kohë kompanive të interesuara në ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, duke qenë se afati përfundonte në datën 28 korrik.

Gara për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Tunelin e Llogarasë, përmes një koncesioni me afat 35-vjeçar u hap në datën 30 qershor të këtij viti, ndërkohë që kjo është përpjekja e radhës, për të shpallur fituese një kompani, që plotëson kriteret e vendosur në tender. Fillimisht, gara u hap në mesin e dhjetorit të vitit 2020, ndërsa ministria synonte që të përmbyllte garën në shkurt të këtij viti. Por, ajo nuk u finalizua me sukses, çka ka detyruar këtë institucion të rihapë procedurën konkurruese. Fondi limit i vënë në dispozicion është 18.96 mld lekë, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit afati i zbatimit të kontarës do të jetë 37 muaj, çka do të thotë se nëse marrim parasysh edhe procedurat e garës, lidhjes së kontratës apo pajisjen me lejet e nevojshme, kjo vepër nuk do të jetë gati në këto 4 vite. Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km, ndërsa do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që sipas projektit ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe do e ketë daljen në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.