Gjykata e Dibrës nuk ka vendosur ende rreth fatit të kryetarëve të rinj të bashkive Dibër e Bulqizë, Dionis Imeraj e Lefter Alla. Deri sonte në mbrëmje nuk është mbajtur seanca gjyqësore për zyrtarizimin e kryebashkiakëve të zgjedhur me 30 qershor.
Të hënën Alla e Imeraj kanë dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por për çudi nuk është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve që do të vendosnin rreth vlefshmërisë së vendimeve të KQZ-së.
Shorti është hedhur të martën pasdite dhe sot pritej zhvillimi i seancave. Por përsëri dy kryebashkiakët kanë qenë të pafat. Ata duhet të presin me ankth seancat e të mërkurës pasi gjyqtarja e caktuar nga shorti ka patur një fatkeqësi familjare dhe e ka shtyrë seancën për nesër paradite. /tirananews.al/