Ndeshja e Kategorisë Parë Korabi-Shkumbini është shtyrë për herë të dytë.
FSHF vendosi ditë më parë që ndeshjet e futbollit të kësaj lige të luhen këtë të martë.
FSHF kishte menduar se pas përmirësimit të motit do të mundësohej vazhdimi i kampionatit.
Mirëpo ndeshja Korabi-Shkumbini e planifikuar për nesër do të shtyhet për të mërkurën, pasi fusha e Peshkopisë është pushtuar nga bora.
Mësohet se trashësia e saj është afro 30 cm.
Njoftimi i KS Korabi:
Shtyhet sërish takimi KF Korabi-KF Shkumbini për shkak të kushteve atmosferike. Takimi i parashikuar të luhej ditën e martë do të spostohet për ditën e mërkurë datë 15. 12. 2021.
Ndërkohë këto 3 ditë do të punohet intensivisht për pastrimin e tapetit, punë e cila ka nisur nga mëngjesi i ditës së sotme.