Hetimet për Bashkinë e Kamzës kanë vënë në lëvizje me veprime konkrete Prokurorinë e Posaçme duke i dërguar fletëthirrje Rakip Sulit.
Thirrja për t’u marrë në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, është shtyrë për më datën 6 nëntor. Shkak është bërë mbërritja me vonesë e fletë-thirrjes nga shërbimet e policisë.
Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli. Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit.
