Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shtyhet vendimi për Donika Prelën, KPK: Për shkaqe të arsyeshme

08:39 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Donika Prela 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë dhënien e vendimit për Donika Prelën, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për në datën 5 shkurt, në orën 09.00.

Vendimi për Prelën pritej ditën e sotme, dhe KPK thotë se seanca është shtyrë për shkaqe të arsyeshme.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë Prela doli me probleme përsa i përket kriterit të pasurisë.

Sipas raportit të ILDKPI të dorëzuar pranë KPK, Prela ka një mosdeklarim huaje në shumën e 1 milionë lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke are, e cila është e dyshimtë, pasi sipsa raportit zona është në zhvillim.

Ndërkohë KPK, bëri me dije gjithashtu se Prela ka probleme edhe sa I takon deklarimit të të ardhurave të bahskëshortit në vitet 2003-2005. Sipas KPK bashkëshorti I kryeprokurores së Krimeve të Rënda gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kontratë pune.

KPK ngriti dyshime edhe në lidhje me një apartament të blerë në vitin 2012 I cili është marrë nga Prela. Apartamenti 95 m2 ishte blerë 35 mijë euro.

Prokurorja është pyetur për borxhin me shtetasin R.N., borxh prej 25.000 mijë eurosh. Bashkëshorti i saj Vangjel Prela ka deklaruar se huadhënësin e ka kushëri dhe se borxhi është kthyer me interesa.

Ndërkaq, një ditë më parë Partia Demokratike deklaroi se Prela figuronte në përgjimet e dosjet “Avdylaj”, pretendim që u hodh poshtë nga avokatët e çështjes.

Komisioni ka pyetur shoqërinë ndërtuese në lidhje me këtë rast, e cila ka sqaruar se çmimi I ulët I apartamentit iu dha pasi bashkëshorti I prokurores punonte në këtë firmë si inxhinier.

Ndërsa sipas DSIK, Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën pasi nuk ka lidhje me persona kriminalë.

Komisioni bëri gjithashtu të ditur se gjatë punës hetimore ndaj drejtueses së Krimeve të Rënda ka pasu dy denoncime si dhe dy ankesa për dy shtëpitë e saj. Një në Durrës dhe një në Tiranë

Gjithashtu çifti Prela, sipas KPK, rezulton se ka blerë edhe një tjetër apartament më çmim më të ulët sesa tregu. Ky apartament është regjistuar në emër të bashkëshortit të Donika Prelës.

kpk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.