Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shtypi anglez nuk kursehet pas humbjes së Anglisë, pretendentët për Europianin i kthejnë në zhgënjyes

20:14 / March 24, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anglia3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga pretendentët te zhgënjimi i mundshëm. Nuk kaloi shumë kohë që shtypi anglez të ndryshonte mendim për kombëtaren. Mjaftoi vetëm një humbje ndaj Brazilit. Vetëm pak ditë më parë “Mirror” e quajti përzgjedhjen e drejtuar nga Gareth Sauthgejt “skuadra më e fortë në Europë së bashku me Francën”.

“Sky Sport UK” shtoi, duke pyetur: “Si mund të mos ishim? Ne jemi në garë për të fituar Kampionatin Evropian”. “The Guardian” gjithashtu vendosi Anglinë në mesin e favoritëve për Euro 2024, duke shkruar se “një mundësi si kjo mund të mos shfaqet më kurrë, mundësia për të fituar trofeun është shumë e madhe”.

Megjithatë, dje erdhi disfata ndaj Brazilit dhe kaq mjaftoi. “Anglia mund të mundej më shumë se 1-0”, ky është mendimi i “BBC”, e cila kritikon Sauthgejt sepse ai dukej “çuditërisht optimist pas një disfate që ishte e qartë dhe jo vetëm nga rezultati”.

“Daily Mail” është gjithashtu kritike. Dhe, për më tepër, kujton një precedent. Ai që daton në vitin 2004, kur kombëtarja e “3 luanëve” ishte ndër favoritët dhe më pas përfundoi e mundur nga Portugalia në çerekfinale. “Edhe atje në letër ishim shumë të fortë. Ky brez është paralajmëruar…”.

angkezet zhgenjyes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.