Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 I rritur pa prindër dhe i stërvitur nga KGB-ja, kush është Vladimir Putin

09:14 / February 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
867AF94E AF6C 4823 AA6D FA45C36B2C63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”.

Këto ishin fjalët e Vladimir Putin, pak orë pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit. Por kush është njeriu që po ngjall frikë dhe prej 20 vitesh komandon me dorë të hekurt vendin më të madh të botës.

I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 69-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare. Për shumë psikologë e sociologë kjo periudhë ka shkaktuar trauma në jetën e tij, dhe e ka bërë të jetë i ftohtë me njerëzit dhe i afeksionuar më tepër pas kafshëve.

Kjo gjë shpjegon edhe dashurinë e tij për dy qentë Koni dhe Buffy, me të cilët shfaqet shpesh, madje edhe në takime me krerë të lartë shtetesh.

I diplomuar për drejtësi Vladimir Putin  për 16 vite ka qenë pjesë e shërbimit sekret sovjetik, KGB. Për shkak të fizikut të tij, në KGB Putin e thërrisnin me pseudonimin “vogëlushi”. Më pas ai u shkëput nga shërbimet sekrete, dhe për 5 vite punoi si pedagog në Shën Peterburgut.

Viti 1996 do të ishte vendimtar për Putin. Ai u transferua në Moskë për t’ju futur politikës. këtu nisi rrugëtimi i “vogëlushi i KGB” për t’u bërë “Ariun e Siberisë”.

Dy vjet më vonë, Vladimir Putin u vendos në krye të Shërbimit të Sigurisë Federale, një organizate që pasoi KGB-në sovjetike.

Në vitin 1999 presidenti Boris Yelsin e emëron në krye të qeverisë, ndërsa në vitin 2000, Vladimir Putin u shfaq për herë të parë në arenën ndërkombëtare si president i Federatës Ruse.

Lufta në Çeçeni dhe ndarja e re administrative e territorit të pamat rus, e ngritën profilin e Putin, që fitoi më tepër pushtet. Edhe konfliktet në Gjeorgji, Siri dhe Krime, sërish Putin i përdori për të forcuar imazhin e tij.

Putin e drejton Rusinë që nga viti 2000, me përjashtim të periudhës 2008-2012, kur ai vendosi president, mikun e tij, Dimitri Medvedev.

Përtej politikanit të fortë dhe një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë, Vladimir Putin është i njohur edhe për sportet ekstreme e pasionet e forta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.