Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ironi me BE-në një ditë pasi Këshilli për Çështjet e Përgjithshme shtyu datën e çeljes së negociatave.

Në konferencë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama thotë se nuk po humbet gjumin për këtë arsye, pasi ka gjëra shumë më të rëndësishme.

Ai i bën apel BE që kur të jetë gati për të pranuar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, mjafton ta thonë, pasi dy vendet do të ecin përpara.

”Shkrirja e kufijve mes nesh, që ta kthejmë rajonin në zbatimin e 4 lirive të BE, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njëri-0tjetri, dhe ndryshe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në hapësirë të përbashkët ekonomike.

Nuk ka të bëjë me ne aspak. Ka të bëjë me vetë BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është sinqerisht po humbas gjumin për këtë, kam gjëra shumë më të rëndësishme. Ajo çfarë është thelbësore, kemi bërë punën tonë.

Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.

Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin PErëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona.

Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lutmur, nëse jo nuk jam i palumtur.”- tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here