Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas vendimit të qytetarëve për të shtyrë protestat për ditën e shtunë.
Ai e komenton si një taktikë të tyre për të sjellë militantët e partive nga rrethet.
“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!” shkruan Rama.