OSBE ka mirëpritur vendimin për shtyrje e zgjedhjeve të pjesshme në veri të Kosovës.
Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, përmes një postimi në Twitter tha se e sheh këtë si një mundësi për të ulur tensionet e për tu përqendruar në dialog.
“Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet në veri të Kosovës u vendosën të mbahen në 23 prill të vitit të ardhshëm.