Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shuhen shanset për çeljen e negociatave në vjeshtë? Kukan: Joreale që Shqipëria të marr një datë

12:52 / August 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduard kukan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për çeljen e negociatave në vjeshtë, ndërsa ky skenar duket më pak realist për Shqipërinë.

Kur bëhet fjalë për dialogun Beograd-Prishtinë, Federica Mogherini nuk ka treguar lidership të mjaftueshëm, por është skeptike nëse Josep Borrell do e bëjë më mirë, thotë ish deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan.

Në një intervistë për sllovaken SFPA, Kukan, i cili ka kryesuar grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar prej vitesh kriteret, por BE e ka shtyrë çeljen e negociatave, të cilat, ai shpreson se është e turpshme dhe demotivuese.

“Maqedonisë së Veriut mund ti jepet një datë konkrete në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realist”, thotë ish eurodeputeti, duke shtuar se ndërsa Emmanuel Macron kishte deklarata kategorike për këtë çështje, duket se tashmë ai po i lehtëson ato.

Nga ana tjetër, edhe pse ai është i vetëdijshëm se Tirana po pret një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata në Shqipëri është krejt tjetër.

“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar Parlamentin, e mbi të gjitha shqiptarët nuk po gjejnë kompromise”, thekson ai, duke shtuar se do të ishte joreale për Shqipërinë të merrte një datë në këtë moment.

Ndërsa kur bëhet fjalë për dialogun Beograd-Prishtinë, Kukan shpreh dhe një herë kritikat e tij ndaj Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, e cila, sipas tij, nuk ka tregoi mjaftueshëm aftësi drejtuese.

“Në këtë moment kur Kosova ka vendosur tarifa ndaj Serbisë, ishte e nevojshme të shkonte atje dhe të ulej në tryezë”, thotë Kukan në mënyrë të paqartë.

Ai nuk mendon se pasardhësi i Mogherini, Josep Borrell do ta bëjë më mirë këtë punë.

“E mbaj mend si President të PE. Emërimi i tij ishte surprizë pasi spanjollët kanë politikanë më të rinj dhe më dinamikë”, thotë Kukan duke propozuar një të dërguar special për një zgjidhje në dialog.

I pyetur edhe për shkëmbimin e territoreve, e cila po qarkullonte rreth një vit më parë, ai vlerësoi se nuk ishte vetëm një strategji fushate.

“Unë pres që çështja e zgjidhjes së njohjes së Kosovës me shkëmbim territoresh me Serbinë të kthehet prapë. Sidoqoftë, kjo do të destabilizonte Bosnjen dhe Hercegovinën fqinje”, paralajmëroi Kukan duke theksuar kundërshtimin e tij ndaj kësaj ideje.- EuropeanWesternBalkans

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.