Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
md
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 82-vjeçare prof. dr. Muharrem Dezhgiu, historial dhe studiues i njohur i Institutit të Historisë.

Dezhgiu ka qenë një prej emrave të rëndësishëm të historiografisë shqiptare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Instituti i Historisë përmes një njoftimi ku i ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të tij.

Muharrem Dezhgiu lindi në fshatin Guri i Bardhë, në Mat, më 1 shtator 1944. Gjatë karrierës së tij, ai iu përkushtua studimit dhe shkrimit të historisë kombëtare, duke lënë pas një sërë botimesh dhe studimesh.

Ndër veprat e tij janë “Veprimtaria e shtetit të ri të demokracisë popullore (maj-nëntor 1944)”, “Shqipëria në luftë (1939-1944) – studime dhe refleksione”, “Anastas Lula – disidenti i parë në PKSH”, “Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, në bashkautorësi, “Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943)” dhe “Shqipëria nën pushtimin gjerman (shtator 1943 – nëntor 1944)”.

Prof. dr. Dezhgiu ishte gjithashtu ndër autorët kryesorë të botimit madhor të Institutit të Historisë, “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, si dhe bashkautor i “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”.

botime dezhgiu Historiani shuhet veprimtari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.