Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shuhet ish-zv/ministri i Arsimit, Sali Berisha: Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë

10:31 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapedani 1 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit dhe ish-zëvendës ministri i Arsimit, Edmir Kapidani. Lajmi për vdekjen e tij e ka dhënë Sali Berisha në Facebook.

Sipas tij, Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Berisha i shpreh ngushëllimet familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit.

Edmir Kapidani ka qenë drejtues i PD-së në Degën e Durrësit për 3 mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004 dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës në zgjedhjet e para të vitit 1992, zv. Ministër i Arsimit dhe ka mbajtur poste të tjera në administratë.

Postimi i Berishës

Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish-kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vështira të saj, anëtar i forumeve qendrore të kësaj partie, ish-zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë.

Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin.

Edmir Kapidani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Projektbuxheti 2027 – Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim

12:22 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.