Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Shuhet koreografi dhe kompozitori i njohur dibranë

22:23 / August 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhevat Fana ishte koreograf dhe kompozitor i talentuar i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore të qytetit të Peshkopisë, i ansamblit “Dibra” dhe i Estradës së qytetit. Ai qe instrumentist virtuoz, i binte shumë mirë çiftelisë dhe sharkisë. Qe një artist i lindur dhe i kultivuar. Fama e tij arriti deri në Dizhon të Francës dhe në skenat e tjera europiane. Mbi të gjitha qe njeri. I dashur dhe gojëmbël. Qe i shoqërisë dhe i punës. Ishte nj qytetar vërtetë model i qytetit të Peshkopisë dhe dhe një familjar i përkushtuar.

Xhevati vërtetë u nda nga kjo jetë, nga familja, farefisi, kolegët, miqtë dhe të njohurit e tij, por ai është në zemrat dhe mendjet e tyre, është në shpirtin e të gjithë të njohurve si njeriu i mirë, artisti shumëdimensional dhe njeri me vlera. U lind më 1948, në Shumbat të komunës së Sllovës. Kishte kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve (Sot Akademia e Arteve të Bukura), ku është diplomuar për koreografi. Aktivitetin tij e ka kryer pranë Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërmilli “ të Peshkopisë, me Ansamblin “Dibra” dhe është aktivizuar edhe nga Ansambli Shtetëror i Këngëve e Valleve Popullore, sidomos në turnetë jashtë vendit, si në Dizhon të Francës.

Në interpretimin e valles popullore kishte kontribut të veçantë, pasi krijoi një traditë me emër në Dibër. Punoi pa u lodhur me brezin e ri për t’i bërë talente të valles popullore dibrane. Ishte ftuar në disa veprimtari artistike në Kosovë e Maqedoni. Ka krijuar edhe shumë këngë popullore me motive të Dibrës. Për merita në fushën e kulturës është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”, me Çmimin e Karrierës dhe me diplomën “Mirënjohje” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në interpretimin dhe krijimin e Valles Popullore”.   /Gazeta Dibra/

koreografi dibrane xhevat fana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.