Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Shumë njerëz nuk dinë si të përballen me komplimentat

14:55 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shutterstock 499259596
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A e keni vënë re se sa pak individë nuk dinë si të përballen me komplimente? Njerëzit kanë tendencë të sabotojnë komplimentet e njerëzve të tjerë. Ndonjëherë, madje edhe thjesht komplimentet për veshjet.

Ata lavdërojnë këpucën tonë, ne themi se është e vjetër.Eshtë sikur as nuk besojmë se jemi vërtet të lavdërueshëm. Kjo është e çuditshme.

Në fakt nuk është e lehtë të kultivosh një imazh pozitiv për veten, pasi shumica prej nesh është larg përsosjes estetike të promovuar nga media në përgjithësi.

Ne e shohim veten aq larg nga ato modele bukurie që na rrethojnë, nga ai konsum i shfrenuar, nga ai gëzim i shkujdesur dhe i vazhdueshëm, saqë ndjehemi gjithnjë e më pak të denjë për lumturinë.

Për më tepër, ekziston një konkurrencë e madhe, jo vetëm në vendin e punës, por në fusha të ndryshme të jetës sonë, përfshirë familjet tona.

Shumë i llogarisin fjalët, gjestet, sjelljet, në mënyrë që ato të mos jenë afër thelbit të tyre. Shumë veprojnë vetëm për të marrë atë që duan, pavarësisht nga ndjenjat e të tjerëve dhe kjo e bën besimin tonë te njerëzit gjithnjë e më të brishtë.

Ne rritemi në kërkim të pranimit, ndërsa jemi të bombarduar me defektet tona të pretenduara e të bërtitura fort, ditë pas dite. Dhe, për t’i bërë gjërat edhe më keq, kemi një tendencë për të mbajtur atë që është e keqe, e në të njëjtën kohë e fshijmë shpejt atë që është e mirë.

Prandaj, urgjentisht na duhet të marrim lavdërime, dhurata, mirësi, me mendje dhe zemër të hapur, pa rezerva, pa shqetësime. Eshtë kaq e nevojshme që njerëzit të kapen pas asaj që është e mirë, është kaq e vlefshme të mbajnë atë që është pozitive në zemrat e tyre.

Ka aq shumë të keqe, sa duhet të shpëtojmë veten. Të falenderojmë. Nëse komplimentet janë false, problemi nuk do të jetë kurrë i yti. Jini realë, dashurojeni veten. Jeni kaq të veçantë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kufijtë nuk janë traumë, pse fëmijët kanë nevojë për rregulla të qarta

23:03 / October 16, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.