TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shenjat e horoskopit që janë magnet për para

00:01 / August 16, 2022

Irani mohon akuzat për sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

23:53 / August 15, 2022

Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të ndalonte së rrotulluari?

23:50 / August 15, 2022

Kujdes nga këto shenja të Horoskopit, ju a “rrëmbejnë” zemrën vetëm me një buzëqeshje

23:37 / August 15, 2022

Ndahet nga jeta gazetari shqiptar

23:34 / August 15, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

“Shumë zhurmë për asgjë”- Ish-anëtari i autoritetit të dosjeve rrëfen si u veprua për Metën para se të bëhej president, nxjerr dokumentin që…

21:56 / July 27, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Simon Miraka, ish-anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, në studion e “Open”, ka sqaruar se pastërtia e figurës së ish presidentit Ilir Meta, është verifikuar që në momentin që ai është propozuar për të qenë kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.

“Ajo që është për të ardhur keq është se jemi të predispozuar të besojmë thashetheme. Më kujtohet një vepër e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”. Më shumë është tjerrë nga mediat për sensacion. Për sa i përket zotit Meta me aq sa e njoh me aftësitë intelektin e tij ka ngjitur të gjitha shkallët si askush tjetër, nga deputet, ministër i Jashtëm kryetar i Kuvendit dhe president.

Kur u propozua për president, Kuvendi dërgoi një kërkesë për verifikimin e figurës së tij. Në 1995 ka qenë një komision që quhej Mezini, nëë ‘98 drejtohej nga Bezhani, të dy të ndarë nga jeta, dhe pranë këtyre 2 institucioneve partitë politike dërgonin listën me deputetë për verifkime.

Ne i kthyem përgjigje sepse ligji thotë kur personi, merr çertifikatën e pastërtisë së figurës, autoriteti nuk ka të drejtë të bëjë verifikim për këtë person dhe përcaktohet kush ja të drejtë të marrë informacionin.

Institucionet kur duan të ngrenë në detyrë apo të emërojnë për të herë të parë në funksione të larta dikë i drejtohen autoritetit duke i dhënë të dhënat. Këtë e bëjnë institucionet dhe dikasteret dhe asnjë institucion tjetër nuk mund dhe nuk ka të drejtë as autoriteti të japë përgjigje.

Sepse zoti Meta nuk është deputet i PS, person që po ngrihet në detyrë apo emërohet, ka dhënë dorëheqjen dhe i vetmi me të drejtë ligjore për verifikim është kryesia e partisë së re, asnjë institucion tjetër.

Sa për Autoritetin, atje punojnë njerëz me integritet, profesionistë përveç back groundit kanë edhe eksperiencë dhe e dinë mirë që nuk i përgjigjen një anonimati.

Me inicalet I.M. ka sa të duash. Personat e interesuar për verifikim, aplikojnë sipas ligjit dhe përgjigja i jepet pasi merret vendim nga kupola që drejton autoritetin. Vendimet dalin në faqen zyrtare me iniciale.

Kjo është një betejë politike e pamoralshme. Një person me iniciale I.M. në 2021 ka bërë kërkesë për tu verifikuar, i është dhënë përgjigjia sipas ligjit në shtator të 2021, është edhe firma ime aty. 1365 është numri i protokollit. I është dhënë edhe në CD përgjigjia”, tha ai. 

Meten miraka zhurme
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Cilën PD po vret Berisha?

22:34 / August 15, 2022

Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat

21:55 / August 15, 2022

I riu me “GLE” provokon policinë, lëviz me targën “Droga” në mes të Tiranës

21:01 / August 15, 2022

Hapet tenderi 8.8 mln euro për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave tek “Garda”

21:00 / August 15, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Cilën PD po vret Berisha?

22:34 / August 15, 2022

Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat

21:55 / August 15, 2022

I riu me “GLE” provokon policinë, lëviz me targën “Droga” në mes të Tiranës

21:01 / August 15, 2022

Hapet tenderi 8.8 mln euro për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave tek “Garda”

21:00 / August 15, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Shenjat e horoskopit që janë magnet për para

00:01 / August 16, 2022

Irani mohon akuzat për sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

23:53 / August 15, 2022

Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të ndalonte së rrotulluari?

23:50 / August 15, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.