Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit ende i kujtojnë ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn. Kështu ka ndodhur së fundmi me një ndjekës të saj në rrjetin social Instagram, i cili i ka rikujtuar historinë e saj me ‘mekanikun’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.
“Na hape barkun. Shyqyr të ftilluan se me mekanikun ke qenë o Zot ibret, s’u shikoje”- shkruan ndjekësi, i cili ka marrë një përgjigje të ashpër nga ana e Rudina Dembacajt. Aktorja vendosi ta publikojë ‘komentin’ e ndjekësit, dhe t’i përgjigjet me emojin e gishtit të mesit.
Rudina dhe ish-deputeti Mark Frroku nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.
Që pasi bëri publike lidhjen e tyre, Rudia Dembacaj poston herë pas here në rrjetet sociale copëza nga përditshmëria e tyre. Megjithatë së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin e saj janë më të rrallë. Në bisedën virtuale që Rudina zhvilloi në Instagram, dikush i tha se e poston shumë rrallë bashkëshortin e saj.
“Nuk ta ha njeri mësysh Markun jo, që e nxjerr rrallë”- shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina përgjigjet: “Ua po unë e nxjerr orë e minut”.
Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.
Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.
Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.