Mund të thuhet se Donald Trump nuk është i vetmi fitues nga këto zgjedhje presidenciale në SHBA. Nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg, renditja që llogarit çdo ditë pasuritë e njerëzve më të pasur në botë, del se në 24 orët e fundit dhjetëshen e parë (me përjashtim të Bernard Arnault, jo çuditërisht i vetmi joamerikan në top 10 ) kanë parë se asetet e tyre u rriten në përgjithësi me rreth 64 miliardë dollarë.
Elon Musk ka qenë një mbështetës i flaktë i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe me zgjedhjen e këtij të fundit Musk ka arritur të fitojë 26 miliardë dollarë vetëm në disa orë. Fitimi më i lartë u pa nga Elon Musk, tashmë në krye të renditjes së miliarderëve, si dhe një mbështetës i madh i presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe protagonist i fushatës së tij elektorale të muajve të fundit. Me një rritje prej 26.5 miliardë dollarësh, totali i aseteve të tij arriti në 290 miliardë dollarë.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, regjistroi një rritje të aseteve të tij prej 7.1 miliardë dollarësh, duke e çuar totalin në 230 miliardë.
Larry Ellison, bashkëthemelues dhe kryetar i kompanisë së softuerit Oracle dhe një tjetër mbështetës i shpallur republikan, pa që pasuria e tij neto u rrit me gati 10 miliardë dollarë, për një total prej 193 miliardë dollarësh. Po kështu Bill Gates dhe Steve Ballmer, bashkëthemeluesit e Microsoft, fituan përkatësisht 1.82 dhe 2.81 miliardë dollarë. Pasuritë e tyre arritën gjithsej 159 e 146 miliardë lekë.
Bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin fituan gjithashtu 5.53 miliardë dhe 5.17 miliardë dollarë shtesë nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane. Në përgjithësi asetet e tyre arritën në 158 dhe 149 miliardë lekë. Në fund, Warren Buffett, president i Berkshire Hathaway dhe legjenda e Wall Street, fitoi 7.58 miliardë dollarë, duke e çuar totalin e aseteve të tij në 148 miliardë.

