TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në Ukrainë

12:33 / August 9, 2022

Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: Rama ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

12:22 / August 9, 2022

Rezultatet zhgënjyese, Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti

12:12 / August 9, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Si arriti Zelensky të kalonte nga arti në politikë: 7 fakte që s’i dinim për të

22:55 / July 10, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Volodymyr Zelensky është bërë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër forcave pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin. Ai aktualisht ka fituar respektin e shumicës së publikut ukrainas duke refuzuar të largohet nga kryeqyteti. Në vend të kësaj, ai ka ecur në rrugët e Kievit dhe u ka bërë thirrje ukrainasve të rezistojnë, ndërsa harton një strategji të suksesshme komunikimi që ka fituar zemrat dhe mendjet e liderëve dhe votuesve evropianë.

Ai padiskutim sot është në qendër të vëmendjes së të gjithë botës, por si u bë i famshëm Zelensky dhe si arriti të kalonte nga arti drejt politikës?

Mesa duket, për 44-vjeçarin ishte e shkruar karriera e suksesshme në politikë.

Studioi për drejtësi
Zelensky studioi drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit, por karriera e tij ndryshoi trajektore kur u përfshi në teatër gjatë studimeve. Edhe pse është diplomuar për drejtësi, Zelensky nuk e ka ushtruar ndonjëherë si profesion.

Bashkëthemeloi kompaninë e produksionit të filmave “Studio Kvartal 95”
Volodymyr Zelensky shkroi dhe luajti në disa filma të prodhuar nga një kompani produksioni që ai bashkëthemeloi, i titulluar “Studio Kvartal 95”.

Në vitin 2005, Zelensky bëri debutimin e tij të parë në filmin muzikor-komedi të titulluar “The Three Musketeers”, në të cilin luajti rolin e  D’Artagnan. Ai vazhdoi të shkruante dhe interpretoi si aktor edhe në “No Love in the City”, “Corporal vs. Napoleon”, “8 First Dates” dhe “Love in Vegas”.

Zelensky prodhoi 10 filma me metrazh të gjatë dhe fitoi më shumë se 30 çmime në “National Television Award of Ukraine Teletriumph”.

Ka fituar “Dancing With the Stars” në Ukrainë
Mes të tjerash Zelensky është edhe një kërcimtar shumë i mirë. Ai fitoi versionin ukrainas të “Dancing With the Stars” në 2006. Zelensky rrëmbeu vendin e parë me partneren e kërcimit Olena Shoptenko.

Ka qenë dublues i filmit të animuar për fëmijë “Paddington”
Volodymyr Zelensky ka dubluar ariun e dashur tek filmi “Paddington”. Këtë e ka konfirmuar producenti i “Paddington” për ‘The Hollywood Reporter’.

Aktor në serialin “Në shërbim të popullit”
Nëse do përmendim momentin kulminat të jetës së tij, ku dhe fitoi famë masivisht, patjetër që do jetë personazhi i tij në serialin “Në shërbim të popullit”, i cili u transmetua në Ukrainë nga viti 2015-2019.

Zenesky luajti rolin e një mësuesi të ndershëm shkolle, i cili zgjidhet president dhe nis të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales. Këtu mund të themi që ky rol shënjoi për të ardhmen e tij, pasi i shërbeu komedianit si trampolinë për fushatën presidenciale në jetën reale.

Zelenskyy njoftoi kandidaturën e tij për president gjatë një shfaqjeje komedie për Vitin e Ri
Volodymyr Zelensky ngriti partinë e tij dhe e quajti njësoj si seriali me të cilën u bë i famshëm: “Në shërbim të popullit”. Një muaj më vonë pasi mbylli me sukses serialin, komediani i njohur zgjidhet president i Ukrainës në prill të vitit 2019. Ai fitoi presidencën me një fitore me mbi 70% të votave.

Lideri i Ukraninës është hebre
Lideri i Ukrainës jo vetëm është hebre, por shumë nga të afërmit e tij u vranë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Tashmë Zelensky përfaqëson figurën e një lideri ideal, njeriun e patrembur dhe rezistencën. Situata aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës ka ngjallur interes për të parë serialin në të cilin ka interpretuar lideri ukrainas, që tregon dhe rrugën e ngjashme që Zelesky-t i është dashur të ndjekë edhe në jetën reale.

fakte zelensky
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rusia do të ndërtojë një bazë ushtarake në Serbi

10:57 / August 9, 2022

Mediat jehonë faqeve në TikTok që reklamojnë kalimin ilegal në Angli, e ku thuhet: Çmimi u ul

10:40 / August 9, 2022

Zelensky videokonferencë me Bill Clinton: Moska ka rrezik për katastrofë bërthamore

09:19 / August 9, 2022

“Kohë të errëta për kombin”, Donald Trump: Agjentët e FBI-së bastisin shtëpinë, hapën…

08:52 / August 9, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Raporto Tani
Kryesoret

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: Rama ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

12:22 / August 9, 2022

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022
Te fundit

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në Ukrainë

12:33 / August 9, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.