Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Si do i bëjë PS 84 vota për Zgjedhoren? Klosi përjashton çdo lloj opsioni: Ne nuk ulemi me “non gratat”

22:58 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi në një lidhje me skype në emisionin “Top Story” ka komentuar klimën politike në prag të nisjes së punës së Komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore.

Në kushtet kur shumica e cilësuar prej 84 votash nuk ju lë shumë hapësirë veçse të pranojnë ndihmën e opozitës për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, Klosi thekson se PS nuk do të bashkëpunojnë në asnjë mënyrë me personat e shpallur “non grata” nga aleatët ndërkombëtar; mes të cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

Klosi: Unë jam votues i PS dhe pjesë funksionale e saj tashmë. Në atë sallë parlamentare gjen disa gjenerata të PS, ata që e kanë themeluar, të vjetërit dhe gjenerata e re.

Duma: Sa vite t’u bënë deputet?

Klosi: Aq sa më kanë votuar?

Duma: Po sa?

Klosi: Jam në mandatin e 6.

Duma: Duket formulë e vështirë që përjashtoni polet e krijuara nga opozita?

Klosi: PS ka përjashtuar një, ose të themi një grup individësh të shpallur “non grata” nga aleatët tanë SHBA dhe BE. Sa i përket reformës zgjedhore, kushtetutëbërësit dhe praktika parlamentare kërkon 84 vota, sepse kërkohet që në këto ligje të rëndëshishme të ketë vota më shumë sesa një mazhorancë. Pra janë ligjet shtetformuese dhe nëse keni merak për kodin elektoral edhe ai është i tillë. Pra kërkon dakordësi të një mazhorance të caktuar në parlament. Është një debat që është bërë gjithmon sepse numrat janë të tillë që kërkojnë një shumicë të cilësuar.

Duma: Më the një individ dhe atë grup? Pra Berishës dhe Rithemelimin?!

Klosi: Jo jo jo, unë thash ata që do të shpallen “non grata” nga aleatët.

Zheji: Pra paska të tjerë “non grata”?

Klosi: Po mbase ka, mbase nuk do të ketë.

Zheji: A është ky një konfirmim apo paralajmërim?

Klosi: Tani nuk dua ti hyjë kësaj gjëje.

blendi klosi votat zgjedhorja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.