Bashkë me djalin 14-vjeçar Marsida është rikthyer në shtëpinë e saj, atje ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Dritan Haxholli.
Marsidën e prisnin mediat në hyrje të pallatit e cila iu përgjigj interesimit të tyre nga dritarja. “Erdha të bëj tualet dhe do dal”, u ka thënë ajo mediave, sipas Panorama, para se të dilte në dritare dhe të fliste.
Ajo tha se vijon punën e saj normalisht në agjencinë e udhëtimit dhe nuk ka asgjë të vërtetë për lajmin se po shiste bileta për udhëtime false.
E pyetur për të shoqin se si do ia tregojë ngjarjen ajo është shprehur: “Pjesën e burrit e vuaj shumë. Psikologët kanë ardhur nga Bashkia e Kavajes. por unë nuk kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që e përjetoj keq, jam unë. Di te them qe per pjesen e Dritanit vete e kerkoi”.
