DASHI: Vazhdon faza e rikuperimit për të lindurit e kësaj shenje. Ju kujtojmë se keni që nga viti i kaluar që po përballeni me vështirësi në aspektin profesional. Për fat të mirë, kjo periudhë është shumë stimuluese edhe për sipërmarrjet e reja, që e kanë suksesin të garantuar.
Nuk përjashtojmë edhe fitimet e mëdha financiare falë kombinimit të mirë astrologjik të Jupiterit, Venusit dhe Mërkurit, sidomos gjatë ditëve të fundit të muajit. Personat të cilët kanë pasur probleme me një ish-ortak që e ka tradhtuar apo ata që kanë probleme ligjore, do të marrin përgjigje pozitive tashmë. Jupiteri jo vetëm që ju favorizon, por do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura.
Nëse do të bëni një kërkesë, veproni në datat 26 dhe 27, sepse janë ditët më të mira për shenjën tuaj. Në aspektin sentimental, jeni në një fazë shumë të mirë. Disa nga të lindurit në shenjën e Dashit janë zhgënjyer në të kaluarën, por tani po jetojnë një histori të re dashurie.
Disa nga ju, që kanë kohë të martuar, mund edhe të dëshirojnë dikë tjetër. Shpresojmë të mos tundoheni e të tradhtoni, sepse do ta keni të vështirë ta menaxhoni situatën më pas. Ju nuk doni më të jeni “të sakrifikuarit” dhe jeni gati të veproni për t’ia dalë mbanë.
Vetëm disa nga ju do të marrin masa ekstreme, më të shumtët do të bisedojnë me partnerët dhe do t’u kërkojnë një konfirmim për dashurinë që ndiejnë. Datat 20 dhe 21 do të jenë më të favorshmet, ditë që do të jenë mjaft emocionuese. Sigurisht që çiftet me marrëdhënie të konsoliduara janë më të favorizuara. Ju jeni një ndër shenjat më pasionale në këtë periudhë. Gjatë prillit do t’u tregoni vendin shumë personave.
Saturni në shenjën tuaj përfaqëson vetëm të shkuarën që ju tanimë po e kapërceni. Me Diellin në shenjë, do të përballoni çdo situatë me kurajë dhe gjallëri, sidomos pas datës 20 kur Venusi hyn në hapësirën tuaj të zodiakut. Prilli nuk do të jetë vetëm muaji i rimëkëmbjes, por edhe i energjive të mëdha. Ata që do të përpiqen të bllokojnë evoluimin tuaj, do ta pësojnë. Kjo është koha e duhur për të bërë edhe një kontroll mjekësor.
DEMI: Marsi dhe prilli janë muajt më interesantë të 2019-s për të lindurit e kësaj shenje; janë muajt e vendimeve dhe zgjedhjeve të rëndësishme. Personat që kanë pasur probleme profesionale vitet e fundit, do të shpërblehen tanimë. Një problem ligjor do të zgjidhet me anë të një ndërmjetësimi. Ky është një qiell i bukur për të gjithë ata që kanë projekte të reja apo që kanë aktivitete private.
Fitime të mëdha financiare, madje edhe disa para shtesë të paparashikuara. Ja pse këshillohet që ta rrihni hekurin sa është i nxehtë, sepse ky është çasti më i volitshëm. Data 20 është më e favorizuara, sepse Dielli do të hyjë në shenjën tuaj. Është e rëndësishme të mos nënvlerësoni asgjë, qoftë ky një transferim në një qytet tjetër apo një mundësi e re pune.
Marrëdhëniet profesionale gjatë kësaj periudhe do të jenë shumë frytdhënëse. Lajme të reja më datë 24. Pranvera sjell shumë dashuri. Personat që po vuajnë nga një tradhti, tani ndihen më të fortë. Gjithçka që do të përjetoni këtë muaj, duhet ta shënoni me të kuqe në kalendar. Do të ndieni emocione të mëdha me të lindurit në shenjën e Peshqve, të Bricjapit, por edhe me ata të shenjës suaj.
Shumë nga ju do të duan të zyrtarizojnë historinë e dashurisë. Për njerëzit më fatlum apo ata që janë më të sigurt për ndjenjat e tyre, këta dy muaj janë më të favorshmit për t’u martuar apo për të vendosur për bashkëjetesë. Kjo do të jetë një pranverë revolucionare, plot ngjyra e drita. Ju vetë shquheni për një intuitë të shkëlqyer. Do të merrni përsipër përgjegjësi të reja dhe të bukura. Kjo është periudha më se e favorshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë.
Me yje kaq interesante, mund të bëni shumë më shumë për veten dhe për të tjerët. Gjeni një zgjidhje për problemin sapo të hasni në një të tillë. Sigurisht që ju të gjithë jetoni në ambiente e rrethana të ndryshme, por edhe në rastet kur s’jeni në formë të mirë fizike, ju e gjeni një zgjidhje. Meqë të lindurit në shenjën e Demit janë paksa narcisë, mund të bëjnë ndërhyrjet estetike që kanë dashur prej kohësh.
BINJAKËT: Shumë nga ju do të ndiejnë nevojën të bëjnë më tepër; të përfshihen në lojë edhe në shumë sektorë të tjerë, por kjo s’është periudha e duhur për të rrezikuar. Madje, diçka ju bllokon dhe nuk ju lejon të bëni përpara. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj jua trazon disi shpirtin.
Nëse prisni të firmosni një marrëveshje dhe dikush nuk u përgjigjet kërkesave tuaja, ankthi juaj mund të shtohet. Gjithçka varet nga përvoja juaj dhe nga pesha e përgjegjësive që mbani në punë. Të punësuarit do të përballen me një pasiguri. Do ta keni të vështirë të gjeni një zgjidhje përpara datës 20, ja pse duhet t’i pranoni gjërat, edhe pse s’ju shkojnë për shtat. Do të modifikoni disa nga kushtet tuaja në kontratat profesionale.
Bëni kujdes me problemet ekonomike, sepse janë shkaktaret më të mëdha të ankthit që nuk ju lë të qetë këtë periudhë.Tensionet tuaja në punë nuk duhet t’i reflektoni edhe në marrëdhënien sentimentale. Për shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky është viti i ndryshimeve të mëdha edhe në fushën e ndjenjave. Si gjithmonë, problemi juaj është se nuk i keni idetë të qarta. Para datës 20 do ta keni të vështirë t’i rimëkëmbni marrëdhëniet tuaja, madje ndonjë nga ju mund të ngrejë edhe zërin e të debatojë.
Datat 2 dhe 3 do të jenë të vështira për çiftet që kanë pasur vështirësi në të kaluarën. Është e rëndësishme të mbani në kontroll emocionet. Mund të zbuloni një tradhti dhe xhelozia të shtohet më shumë. Bëni kujdes në raportet me Peshqit, Shigjetarët dhe Virgjëreshat, sidomos gjatë dhjetë ditëve të para të prillit. Fundi i muajit do të jetë disi më i këndshëm. Disa nga ju do t’i japin fund marrëdhënies e do të marrin një avokat, por janë raste të izoluara. Pas datës 17 do ta keni më të lehtë me provimet apo sfidat që ju presin.
Gjatë gjysmës së parë të prillit, mjaftohuni me gjërat bazike. Në periudhën midis datave 18-30, do të vini re një përmirësim të dukshëm psikofizik. Shumë persona ndihen të lodhur dhe nervozë. Madje, ndonjëherë duan të çojnë gjithçka në djall. Kur mungon interesi, kureshtia dhe s’jeni krijues, nuk keni vullnet ta çoni deri në fund një projekt.