Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do të jepen kreditë 3 % për punonjësit e shtetit shqiptar. Rastet kur kredia e butë bëhet kredi tregtare

15:20 / July 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi per shtepi 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit e administratës publike tashmë do të mund të aplkikojnë për kredi me 3 % interes për të blerë banesa. Kushtet për të përfituar janë që punonjësi të ketë kaluar provën, të mos ketë banesë ose të ketë një banesë që ka sipërfaqe te vogël

Për herë të parë ligji për strehimin social ka kategorizuar punonjësit e administratës publike si kategori me prioritet për kreditë me interes të ulët për sigurimin e strehimit. Ndryshimet ligjore janë miratuar dhe tashmë pritet hyrja e tyre në fuqi.

Por çfarë parashikon skema e re për këtë kategori?

Referuar vendimit, punonjësit e administratës publike do të përfitojnë kredi për strehim me 3 % interes. Kushtet që duhet të plotësojë një i punësuar në shtet për të marrë kredi të butë janë

-të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar

Si dhe të plotësojë njërin nga kushtet e mëposhtme të strehimit

-të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të secilit prej anëtarëve të familjes;

-të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.

I punësuari në administratën publike, që plotëson kriteret duhet të paraqesë kërkesën për kredi të lehtësuar pranë institucionit ku është i punësuar.

Titullari i institucionit të administratës publike harton listën me të punësuarit e institucionit që plotësojnë kriteret dhe ia përcjell për miratim ministrit përgjegjës.

I punësuari në administratën publike përfiton kredi në masën e barabartë me vlerën e banesës në treg nëse me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar një garanci shtetërore për huan ose kur institucioni financiar parashikon financim 100% të vlerës së banesës.

I punësuari në administratën publike, që banon nën normat e strehimit përfiton kredi të lehtësuar në masën jo më shumë se 60% e vlerës së banesës në treg që i takon sipas përbërjes së tij familjare.

Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur I punësuari largohet nga vendi i punës përpara afatit 5 vjeçar nga lidhja e kontratës së kredisë së lehtësuar për strehim, kur I është dhënë masë disiplinore largim nga detyra apo kur pezullohet nga ushtrimi I detyrës.

Buxheti i vënë në dispozicion të subvencionimit të normave të interesit për kredimarrësit është afro 5.3 miliardë lekë në vit dhe llogaritet që përfitues të jenë afro 20 mijë familje të reja. Deri më tani administrata nuk ishte e përfshirë në këtë program, dhe përfitues ishin kryesisht familje e reja të cilët nuk dispononin pronë, gratë kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rome dhe egjiptiane.

Kushtet për të përfituar kredi 3 %

Të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar
Të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të anëtarëve të familjes
Ose të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.