Java e fundit e dhjetorit do të nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu, por si do të jetë parashikimi më 31 dhjetor?
Sipas meteorologes Adiola Bani nga Meteoalb, më 31 dhjetor reshje bore do të ketë vetëm në zonat malore dhe në sasi të paktë.
“31 dhjetori na sjell përmirësim të kushteve të motit, më pak reshje shiu e dëbore krahasuar me këtë fillim jave. Në vijim, e martë e mërkurë do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu ndërsa dëborë do të kemi vetëm në zonat e izoluara malore”, tha Bani.
Ndërkohë data 1 janar e 2021 na sjell mot të kthjellët, po një përmirësim i përkohshëm pasi fundjava e parë e 2021 na risjell reshjet e shiut dhe dëborë në zonat e thella malore.
