Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ngre shqetësimin se si do të bëhen votimet, ndërsa shifrat e të infektuarve sa vijnë dhe rriten.
“NJË SONDAZH ME SHOKUN TONË
Shoku tonë e morrën në telefon këto kompanitë e sondazheve:
– Si do të votoni në 25 prill?
– Me maskë, doreza, dizinfektant.
– Mirë, mirë. Në se nuk doni ta deklaroni se për kë do të votoni, na thoni çfarë shpresoni nga votimet?
– Kuptohet, të mos më zërë COVID-i.
– Jo, jo. Çfarë do të prisni?
– Do të pres 14 ditë, ashtu si thotë ekspertët në televizion.
– Prapë nuk më kuptuat qartë! Çfarë prisni të ndryshojë pasi të votoni?
– Do të ndërroj maskën dhe dorezat, kuptohet.
– Ok pyetja e fundit! Si e prisni rezultatin e këtyre votimeve?
– Për disa pozitiv, për disa negativ. Po shumicës nuk kanë për t’ja bërë testin…?
