Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si e ndihmoi banda kriminale e Ballkanit biznesmenin rus të ikte nga arresti shtëpiak në Itali! E përfshirë edhe një shqiptare

12:31 / April 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1187
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një biznesmen rus, i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake, të përdorura në pushtimin e Ukrainës, pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kur arriti të ikte nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë, përmes një plani të suksesshëm arratisjeje. Ja se si ndodhi e gjitha.

Vladimir Jovançiç nuk e fshihte afërsinë e tij me botën e krimit: pseudonimi që ka përdorur në llogarinë e tij në TikTok, ku ka publikuar video të kishave ortodokse, të varkave me motor dhe të palltove të shtrenjta prej gëzofi, është fraza ruse “hajdut i ligjshëm” – zhargon popullor për universin e krimit të organizuar rus.

Në orën 9:30 të mëngjesit të 17 shkurtit 2023, Jovançiç, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, u nis me veturë nga qyteti italian Desenzano del Garda, në bregun jugor të liqenit Garda.

Dy telefonat e tij celularë u lidhën me kullat telefonike në rajon, përderisa ai udhëtonte me veturë për në periferinë e Milanos, në Basiljo, pak më shumë se katër orë larg.

Ishte një hap i hershëm në një plan që kulmoi me një arratisje të guximshme nga arresti shtëpiak për një rus të quajtur Artyom Uss, i cili kërkohej nga autoritetet amerikane mbi akuzën e kontrabandës së teknologjisë së ndjeshme, të përdorur në armët ruse në Ukrainë.

Babai i Ussit ishte guvernator i fuqishëm rus, i lidhur me gjigantin shtetëror të naftës, Rosneft, dhe i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Arratisja e Ussit, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij për në Shtetet e Bashkuara, ishte tejet e sikletshme për autoritetet italiane; Italia, tha një ligjvënës, “e turpëroi veten ndërkombëtarisht”.

Qeveria amerikane ka caktuar një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Por, plani i ndërlikuar i arratisjes së tij hodhi dritë mbi operacionet e një grupi të krimit të organizuar ndërkombëtar, me rrënjë në Serbi, dhe la të kuptohej se si rusët me lidhje të fuqishme mund të jenë mbështetur në fakt në agjencitë e inteligjencës për të nxjerrë nga paraburgimi biznesmenin e kërkuar, dhe për ta çuar atë ku s’mund të jetë i kapshëm nga autoritetet italiane dhe amerikane.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.