TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Romeo Veshaj: Jam një i dashur shumë i mirë prandaj nuk lidhem dot

17:55 / June 3, 2023

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin “bombë”: Mbani frymën njerëz! Po presin dhe çunat e Dubait

17:41 / June 3, 2023

Zgjedhjet/ Paloka akuzon Ramën: S’e prisja të manipulonte Kamzën dhe Shkodrën

17:32 / June 3, 2023

“Kam rënë në dashuri”, Enca Haxhia publikon foton dhe trazon rrjetin me deklaratën e saj

17:24 / June 3, 2023

Fluks automjetesh në Morinë, qytetarë nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar

17:15 / June 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Si e ndikojnë sjelljen tonë dhe ç’thonë për ju e kuqja, bluja, e zeza dhe të tjerat

19:06 / January 6, 20197 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Psikologjia e ngjyrave është studimi i mënyrës se si ngjyrat ndikojnë në sjelljen njerëzore, në humor ose në proceset fiziologjike. Ngjyrat mendohet të ndikojnë në zgjedhjet tona kur blejmë, në ndjenjat tona dhe në kujtimet tona. Idetë që lidhen me psikologjinë e ngjyrave janë zbatuar shumë në fushat e marketingut dhe dizajnit. Kompanitë zgjedhin ngjyrat që ato besojnë se do t’i motivojnë konsumatorët për të blerë prodhimet e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin e markës. Ngjyrat janë përdorur edhe në terapi me ngjyra, për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. (How we see colors)

Perceptimi i ngjyrës

Psikologjia e ngjyrave është një fushë relativisht e re studimi që përballet me disa sfida. Një vështirësi e madhe që lind kur studion këtë temë, është përcaktimi se si të matësh efektet e ngjyrës. Perceptimi i ngjyrës është shumë subjektiv, pasi njerëz të ndryshëm kanë ide të ndryshme dhe reagime të ndryshme ndaj ngjyrave. Disa faktorë ndikojnë në perceptimin e ngjyrave duke e bërë të vështirë të përcaktohet, nëse vetëm ngjyra ndikon në emocionet dhe veprimet tona.

Faktorët që ndikojnë në perceptimin e ngjyrave përfshijnë moshën, gjininë dhe kulturën. Në disa kultura, për shembull, e bardha është e lidhur me lumturinë dhe pastërtinë. Në një situatë ku një grua mban një fustan të bardhë në dasmë, a është ajo e lumtur sepse ajo ndikohet nga ngjyra e bardhë, apo për shkak se po martohet? Për dikë nga një kulturë tjetër, veshja e bardhë mund të nënkuptojë trishtim. Kjo është për shkak se, në këto kultura, e bardha është e lidhur me pikëllimin dhe vdekjen. Këta dhe faktorë të ngjashëm duhet të merren parasysh kur studiojmë ndikimin e ngjyrave në emocionet dhe sjelljet njerëzore.

Asociacionet e Ngjyrave

Ndërsa nuk është gjetur asnjë lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë midis ngjyrës dhe sjelljes, disa përgjithësime rreth ngjyrave dhe asaj që ato mund të simbolizojnë, tashmë janë përcaktuar. Ngjyrat, duke përfshirë të kuqen, të verdhën dhe portokallinë, konsiderohen të ngrohta dhe mendohet të stimulojnë emocionet e ndezura.

Ngjyrat e ftohta gjenden në fundin blu të spektrit të dritës së dukshme dhe përfshijnë blunë, vjollcën dhe jeshilen. Këto ngjyra lidhen me qetësinë dhe ftohtësinë.

Simbolizmi i ngjyrave shpesh përdoret në fushën e dizajnit grafik dhe botimeve, për të ngjallur emocione të caktuara. Qoftë nëse ndikojnë në moshën, gjininë, kulturën, apo jo, studimet tregojnë se ngjyrat kanë një farë ndikimi në fiziologjinë, sjelljen dhe gjendjen shpirtërore tek disa individë.

E KUQJA

Paralajmërim

Dashuri

Guxim

Agresion

Zemërim

E kuqe është gjatësia më e madhe e valës së dritës në spektrin e dritës së dukshme. Në kulturat perëndimore, e kuqja është e lidhur me fuqinë, kontrollin dhe forcën. Gjithashtu sinjalizon rrezikun dhe nxit vigjilencë. E kuqja në semaforë sinjalizon shoferët që të jenë të vëmendshëm dhe të ndalojnë. Disa kafshë, të tilla si gjarpërinjtë, kanë ngjyrë të kuqe për të treguar se janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

E kuqja gjithashtu nënkupton pasionin dhe nxit reagimin “largohu ose lufto”. Ky instinkt shkaktohet nga amigdala e trurit, kur përballemi me një rrezik ose një situatë kërcënuese. Kjo është ajo që na bën që, ose të luftojmë, ose të ikim. E kuqja është menduar për të rritur metabolizmin dhe presionin e gjakut, të cilat janë të nevojshme për t’u përgatitur për veprim gjatë një situate alarmante.

BLUJA

Besim

Efikasitet

Freski

Siguri

Trishtim

Bluja është e lidhur me qetësinë. Ajo është një simbol i logjikës, komunikimit dhe inteligjencës. Blluja është e lidhur me stresin e ulët, me temperaturën e ulët dhe pulsin e ulët. Bluja lidhet gjithashtu me mungesën e ngrohtësisë, distancën emocionale dhe indiferencën. Përkundër asosacioneve negative, bluja shpesh zgjidhet si ngjyra më popullore në sondazhet kërkimore në mbarë botën.

Në studimet e fundit, drita blu gjithashtu është gjetur se rivendos ritmet tona të qarkullimit të gjakut, ose ciklet e gjumit. Është gjatësia e valëve blu të dritës së diellit, që pengon gjëndrën pineale të lëshojë melatoninë gjatë ditës. Melatonina sinjalizon trupin se është koha për të fjetur. Drita blu na stimulon të qëndrojmë zgjuar.

E VERDHA

Energji

Shpresë

Nder

Frikë

Brishtësi

E verdha është një ngjyrë e ndritshme dhe ngjyra më e dukshme për syrin. Ajo lidhet me lumturinë, dashamirësinë dhe nënkupton kompetencë. E verdha është ngjyra e optimizmit dhe krijimtarisë. Ajo tërheq vëmendjen tonë dhe nënkupton kujdes, sepse përdoret shpesh me ngjyrën e zezë në shenjat e trafikut, taksitë dhe autobusët e shkollave. Interesant është fakti që e verdha është e lidhur edhe me frikën dhe sëmundjet.

E GJELBRA

Shëndet

Dhembshuri

Favor

Ambicie

Pasivitet

E gjelbëra gjendet në mes të verdhës dhe blusë në spektrin e dritës së dukshme dhe përfaqëson ekuilibrin. Është ngjyra e pranverës dhe zakonisht lidhet me rritjen, jetën, pjellorinë dhe natyrën. E gjelbëra përfaqëson sigurinë dhe lidhet me prosperitetin, pasurinë, fatin dhe financat. Ajo konsiderohet si një ngjyrë zbutëse, qetësuese që mendohet të ketë një efekt lehtësues të stresit. Asociimet negative me të gjelbrën përfshijnë lakminë, xhelozinë, apatinë dhe letargjinë.

PORTOKALLIA

Urtësi

Kënaqësi

Dëshirë

Krenari

Vetmi

Portokallia gjendet midis të kuqes dhe të verdhës në spektrin e dritës së dukshme. Mendohet të simbolizojë cilësitë që janë një kombinim i ngjyrës së kuqe që ka shumë energji dhe të verdhës, një ngjyrë emocionale. Portokallia lidhet me ngrohtësinë, entuziazmin dhe inkurajimin.

Portokallia mendohet të ndikojë në oreksin duke e shtuar. Ajo gjithashtu mendohet të rrisë aktivitetin mendor dhe mprehtësinë. Në studimet kërkimore, ekspozimi ndaj dritës portokalli është treguar të përmirësojë njohjen dhe vigjilencën. Portokallia është ngjyra kryesore e vjeshtës dhe gjithashtu është e lidhur me verën. Hije të lehta të portokallisë konsiderohen mikpritëse, ndërsa hije të errëta identifikohen me pandershmërinë.

VJOLLCA

Pasuri

Dinjitet

Urtësi

Arrogancë

Padurim

Vjollca është gjatësia më e shkurtër e valës në spektrin e dritës së dukshme. Është një kombinim i ngjyrës blu dhe të kuqe dhe përfaqëson fisnikërinë, fuqinë dhe mbretërimin. Vjollca komunikon një sens të vlerës dhe cilësisë. Ajo është gjithashtu e lidhur me spiritualitetin, shenjtërinë dhe hijeshinë. Ngjyrat e lehta vjollcë përfaqësojnë romancë dhe delikatesë, ndërsa vjollca e errët simbolizon dhembjen, frikën dhe shqetësimin.

ROZE

Gëzim

Embëlsi

Gjakftohtësi

Pasivitet

Mungesë vullneti

Roza është ngjyra më e lidhur me feminitetin. Ajo lidhet me idetë e lumturisë, dashurisë, gjallërisë dhe ngrohtësisë. Roza gjithashtu lidhet me harmoninë dhe afërsinë. Roza e lehtë nënkupton ndjeshmëri dhe dashamirësi, ndërsa roza e fortë pasion dhe flirtim. Roza mendohet se ka një efekt qetësues dhe shumë burgje kanë qeli rozë, në një përpjekje për të ulur sjelljen e dhunshme në mesin e të burgosurve. Asosacionet negative të ngjyrës rozë përfshijnë papjekurinë, dobësinë fizike dhe vetëbesimin e ulët.

E ZEZA

Agresion

Errësirë

Siguri

Ftohtësi

Zbrazëti

E zeza përthith të gjitha gjatësitë e valës së spektrit të dritës së dukshme. Nuk pasqyron ngjyrën dhe shtimi i ngjyrës së zezë në një ngjyrë krijon hije të ndryshme të ngjyrës. E zeza shihet si misterioze dhe në shumë kultura, ajo lidhet me frikën, vdekjen, të panjohurën dhe të keqen. Ajo gjithashtu përfaqëson pushtetin, autoritetin dhe sofistikimin. E zeza nënkupton seriozitet, pavarësi dhe zakonisht lidhet me trishtimin dhe negativitetin.

E BARDHA

Përsosmëri

Sterilitet

Pastërti

Mirësi

Ftohtësi

E bardha është e kundërta e të zezës dhe reflekton të gjitha gjatësitë e valës së spektrit të dritës së dukshme. Kur shtohet në të zezë, e bardha zbardh ngjyrën e saj. Në kulturat lindore, e bardha është e lidhur me pikëllimin dhe vdekjen. Në kulturat perëndimore, ajo përfaqëson pastërtinë, pafajësinë dhe sterilitetin. E bardha gjithashtu është e lidhur me sigurinë, spiritualitetin dhe besimin. Asosacionet negative me të bardhën përfshijnë izolimin, boshllëkun dhe ndjenjën e paarritshmërisë.

Si i shohim ngjyrat?

Në fakt ne nuk shohim ngjyra me sytë tanë. Ne shohim ngjyra me trurin tonë. Sytë tanë janë të rëndësishëm për zbulimin dhe reagimin ndaj dritës, por është qendra vizuale e trurit në lobet ocipitale që përpunon informacionin vizual dhe cakton ngjyrën. Ngjyrat që shohim përcaktohen nga gjatësia e valës së dritës që reflektohet.

Gjatësia e valës e ngjyrave të dukshme varion nga rreth 380 nanometra (nm) deri në rreth 750 nanometra. Ngjyra të ndryshme përgjatë spektrit të dritës së dukshme kanë gjatësi vale të ndryshme. Për shembull, e kuqja ka gjatësi vale që variojnë nga 620-750 nm, e verdha nga 570-590 nm dhe bluja, nga 450-495 nm. Sytë tanë janë të pajisur me fotoreceptorë të veçantë për të bërë pikasjen e dritës që e përcjellin pastaj në tru. s

fiksim ngjyrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjashtë ngjyrat më qetësuese për shtëpinë tuaj

19:41 / April 26, 2023

Për herë të parë Shqipëria në një forum Evropian! Kongresi Rinor Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian

18:06 / November 26, 2022

Linda Rama bëhet gjyshe për herë të parë

18:36 / June 12, 2022

UNESCO: Shqipëria po zbut pabarazitë gjinore në kulturë, por duhet të rrisë investimet

18:48 / June 10, 2022
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Tensionet në veri të Kosovës/ Rama reagon pas deklaratës së Borrell: BE nuk mund të ishte më e qartë

16:58 / June 3, 2023

EMRI/ Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, ky është peshkatari i dënuar 3 herë për drogë

16:16 / June 3, 2023

20-vjeçari shqiptar u gjet i vrarë me armë zjarri në Itali, autor i dyshuar është vëllai i tij 

15:11 / June 3, 2023

Plagoset me thikë 54-vjeçari në Sarandë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

14:48 / June 3, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Romeo Veshaj: Jam një i dashur shumë i mirë prandaj nuk lidhem dot

17:55 / June 3, 2023

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin “bombë”: Mbani frymën njerëz! Po presin dhe çunat e Dubait

17:41 / June 3, 2023

Zgjedhjet/ Paloka akuzon Ramën: S’e prisja të manipulonte Kamzën dhe Shkodrën

17:32 / June 3, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.