Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si falsifikohen paratë në Shqipëri? Raporti: Më se shumti prerje 1000 dhe 5000 Lekë

15:58 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine dhe para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të sekuestruara, por gjithësesi të prodhuara në forma artizanale të nivelit të dobët dhe që në asnjë rast nuk kalojnë testin e pajisjeve profesionale të identifikimit të imitimeve.

Sipas raportit të bankës së Shqipërisë për sigurinë e monedhave, përgjatë vitit 2022, janë sekuestruar 343 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara dhe 79 copë monedha metalike kombëtare të falsifikuara.

Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim vijon të ngelet në vlera shumë të ulëta. Për vitin 2022, ky koeficient rezultoi në vlerën 2.2. Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 5000 Lekë, të ndjekura nga prerja 2000 Lekë dhe 500 Lekë.

Monedha metalike prerje 50 Lekësh vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, në sasi të ulët dhe të papërfillshme në raport me të vërtetat, e shoqëruar me trend të theksuar rënës, krahasuar me vitet e mëparshme.

Nga këndvështrimit teknik dhe/ose teknologjik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikime të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë. Ndërsa, elementet e sigurisë të lexueshëm prej makinave/pajisjeve autentifikuese, nuk ndeshen në asnjë rast imitimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.