Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Si firmat e mëdha të modës promovojnë luksin, duke shfrytëzuar maksimalisht punëtorët

10:01 / December 4, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karabinieret1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Industria e modës, e cila ndërton imazhin e saj mbi shkëlqimin, luksin dhe perfeksionin, po përballet me një prej pasqyrimeve më të errëta të viteve të fundit. Hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një sistem të gjerë nënkontraktimesh, ku punëtorë të varfër, kryesisht emigrantë kinezë, punojnë në kushte të rënda, me pagesa minimale, për të prodhuar veshjet dhe aksesorët, që mbajnë logot e firmave më të famshme në botë.

Dhe megjithëse nuk janë akuzuar drejtpërdrejt, emrat e mëdhenj janë sërish në qendër të vëmendjes: Dolce & Gabbana, Prada, Versace, Gucci, Ferragamo, Yves Saint Laurent, Givenchy, Adidas, Alexander McQueen e shumë të tjera.

Hetimet e reja tregojnë se modeli i shfrytëzimit nuk është episodik, por i rrënjosur thellë në mënyrën sesi funksionon zinxhiri i prodhimit. Markat e mëdha zakonisht nuk prodhojnë vetë. Ato ia kalojnë punën një kompanie italiane, e cila më pas e shpërndan tek të tjera kompani më të vogla. Në fund të zinxhirit, shpesh pa kontroll apo transparencë, puna përfundon në punishte informale kineze, të fshehura në periferi të qyteteve italiane. Është pikërisht aty ku zbulohen kushtet, që nuk përputhen aspak me imazhin e një industrie miliardëshe.

Punëtorët që mbajnë mbi supe këtë sistem jetojnë dhe punojnë në të njëjtat ambiente, shpesh në kapanone të ftohta, pa ventilim dhe pa ndriçim të mjaftueshëm. Provat e mbledhura nga inspektorët tregojnë se këta punëtorë paguhen rreth tre euro në orë, një shifër që, në realitet, nuk do të mbulonte as vaktet minimale, e jo më jetesën bazë.

Në disa punishte janë gjetur krevate të vendosura mes makinerive të qepjes, ku punëtorët flenë për të mos humbur kohë mes orëve të gjata të punës. Në disa raste, njerëzit janë detyruar të qëndrojnë brenda fabrikës me ditë të tëra, duke punuar pa kontrata, pa sigurime dhe pa të drejtën për të refuzuar asgjë.

Kontrasti midis çmimit të blerjes së aksesorëve të markave dhe pagës së punëtorëve është brutal. Një çantë që punishtja e prodhon për 80 deri në 100 euro, del në dyqanet e modës me çmim 1.400 euro apo më shumë. Për konsumatorin, ajo çantë është simbol statusi; për punëtorin, është orë të tëra lodhje në kushte që në letër nuk do t’i pranonte asnjë vend i Bashkimit Europian.

Megjithëse markat e mëdha deklarojnë se kanë protokolle të rrepta për kontrollin e furnitorëve, Prokuroria kërkon të verifikojë sa efektivë janë këto protokolle dhe nëse kompanitë mbyllin sytë përballë nënkontraktimeve të paligjshme. Dokumentet e kërkuara synojnë pikërisht këtë: të zbulojnë se deri ku shkon përgjegjësia e secilës markë dhe nëse ekziston një tolerim i heshtur ndaj shkeljeve që ulin kostot, por rrisin fitimet.

Rasti që ndezi alarmin ishte ai i vitit 2024, kur një 26-vjeçar nga Bangladeshi humbi jetën ditën e parë të punës në një punishte të fshehtë në Trezzano sul Naviglio. Sipas hetuesve, pronarët tentuan ta regjistronin pas vdekjes në sistemin e sigurimeve italiane, për të fshehur faktin që punonte pa dokumente dhe pa kontratë. Vdekja e tij u bë sinjali tragjik që çoi në një hetim të gjerë, duke nxjerrë në dritë mënyrën sesi punishte të vogla, prodhonin për një numër të madh markash ndërkombëtare.

Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se në ato punishte bëheshin artikuj për Zara, Diesel, Hugo Boss, Trussardi, Versace, Tommy Hilfiger, Gucci, Dolce & Gabbana dhe shumë të tjera. Kjo tregon se fenomeni nuk kufizohet vetëm te markat e luksit; ai prek thuajse të gjithë sektorin e modës, nga firmat e nivelit të lartë deri te zinxhirët e modës së lirë.

Prokuroria e Milanos, ndryshe nga masat e forta që ka marrë në raste të tjera, ndaj firmave si Armani, Dior apo Valentino, këtë herë ka zgjedhur një qasje “paralajmëruese”, duke u dhënë firmave kohë për të pastruar zinxhirin e tyre të furnizimit. Por pas këtij paralajmërimi fshihet një mesazh i qartë: nëse markat nuk veprojnë shpejt dhe në mënyrë transparente, masa shumë më të rënda do të pasojnë.

Në thelb, hetimi ngre një pyetje të madhe morale dhe ekonomike: A mund të ekzistojë moda e luksit pa një zinxhir prodhimi që vë në qendër dinjitetin e njeriut? Dhe, më tej akoma, a janë firmat e mëdha vërtet të gatshme të paguajnë koston reale të punës, apo do të vazhdojnë të fshihen pas nënkontraktorëve për të shmangur përgjegjësinë?

Ky hetim nuk është vetëm një çështje italiane. Ai është një pasqyrë për industrinë globale të modës, e cila jeton mes dy realiteteve: imazhit të shkëlqyeshëm dhe punës së padukshme të madhe, që e mban në këmbë. Dhe për herë të parë pas shumë vitesh, kjo industri detyrohet të shikojë veten jo në pasqyrat e pasarelave, por në errësirën e fabrikave ku lindi suksesi i saj.

firmat Luksin modës Punëtorët shfrytëzuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.