Fifi dhe Granit Cana, ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, madje të gjithë menduan se mund të krijonin edhe një lidhje. Por gjërat ndryshuan më pas e ata të dy ranë dakord, se mund të ishin veç shokë të mirë.
Por si i kanë marrëdhëniet jashtë “Big Brother VIP”? Duket se gjithçka, çdo hatëmbetje është sheshuar mes tyre. Të dy kanë qenë në festën e 20-vjetorit të Top Channel dhe Kledi Hysa ka publikuar një video të tyre teksa përqafohen. Më pas edhe e kanë shijuar festën, duke kënduar e kërcyer
Kujtojmë se ishte Graniti ai, që në një intervistë tregoi se gjërat nuk kishin shkuar siç priste pas daljes, madje kishte pritur një përqafim të ngrohtë prej Fifit, dhe nuk e kishte marrë.
Por duket se janë njësoj miq, megjithëse patën një histori disi të komplikuar…