Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si i rekrutonte gazetarët e rinj gazeta më e madhe në vend

23:46 / May 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
henri cili1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë gazetarët e kujtojnë me nostalgji atë kohë, edhe pse një nga periudhat më të vështira si profesionale ashtu edhe jetësore.

“Kam nisur shumë e re të punoj për Koha Jonë. Në fillim nisa te suplementi letrar AKSI që dretohej nga Teodor Keko. Më pas botuesi I gazetës Koha Jonë, pasi pa një intervistë timen aty, më ftoi të bëja rubrikën e intervistës aty. Gazeta ishte opozitare, sulmohej nga qeveria dhe nuk ishte e lehtë të punoje.

Mendoj se nuk kemi qenë aq shumë agresiv se sa kanë qenë politikanët . Ka qenë një kohë tjetër, frymë tjetër, ka qenë këmbëngulja jonë shumë e madhe dhe besimi që po ndryshonim diçka. A ishim naiv, po ishim. Mendonim se duke denoncuar do të vendosnim shtetin e së drejtës” u shpreh Jonila Godole, Gazetare “Koha Jonë”1994-1997

Gazetarët në atë kohë, “Koha Jonë” i rekrutonte përmes konkursit me thirrje në faqet e saj.
“Shkova, konkurova bashkë me disa të tjerë dhe më kujtohet tani ishin tre pyetje mes të cilave trilloni një lajm. Mbaj mend që asokohe ishte një situatë e tensionuar pozitë-opozitë, situatë padurimi dhe kërkoheshin zgjedhje të parakohshme. Trillova lajmin: Berisha shpall zgjedhjet e parakohëshme.

Të nesërmen që I binte data 1 tetor në gazetë doli njoftimi që kisha fituar dhe fillova punë. Aty nisi eksperienca e parë profesionale, isha 20vjeç në gazetën më të madhe të vendit, ishte një kënaqësi e paparë se ishte një mjedis kulturalisht, politikisht, mjedisi më i rëndësishëm dhe më i zilepsur i Tiranës së asaj kohe.”u shpreh Henri Çili, Gazetar “Koha Jonë”1995-2000
Ilir Babaramo është një tjetër gazetar që karrierën e tij do ta niste në redaksinë e “Koha Jonë”. Fillimisht si korrespondent i Gjirokastrës e më tej në sektorin e politikës së gazetës në Tiranë.

“Ka qenë një periudhë pas zgjedhjeve të 26 majit gati një vit rresht kur Berisha kontrollonte gjithçka dhe e vetmja hapësirë që nuk kontrollonte dot ishte “Koha Jonë”. Madje kontrollonte edhe kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, e vetmja hapësirë që nuk kontrollonte ishte gazeta Koha Jonë. Për këtë arsye Koha Jonë u bë më shumë se një gazetë.”u shpreh Ilir Babaramo, Gazetar “Koha Jonë” 1994-1997.

https://www.facebook.com/topstory.tch/videos/154270816659109/

Gazetaret koja jone rekrutonte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale kur pengohen ambulancat, zjarrfikëset dhe policia

21:20 / January 27, 2026

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.