Tea Trifoni është ndër ish-konkurrentet më të përfolura nga media rozë gjatë dhe pas daljes nga programi më i komentuar,“Për’puthen”.
Gjatë kohës që ishte në program, ajo aplikoi balonin gastrit dhe pati një rënie drastike në peshë. Mirëpo, si shumë prej nesh, edhe ajo nuk i ka “shpëtuar” dot celulitit, ndonëse ajo nuk e ka fare problem. Këtë e ka treguar edhe gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram-in e saj. Njëra prej ndjekësve e ka pyetur se si ia bën me celulitin, dhe Tea nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet. Ajo ka treguar se në fakt nuk ka bërë asgjë deri më tani.
“Në fakt, nuk kam bërë asgjë deri më tani. Duhet të nis ndonjë trajtim. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa celuliti, me të cilat duhet të merresh”, është shprehur Tea, në një video në Instastory.
Kjo nuk është hera e parë që Tea komentohet për peshën, madje shumë ndjekës e kanë akuzuar shpesh edhe për Photoshop në fotot e saj, ndonëse Tea i ka mohuar këto akuza.