Tanimë ato janë një çift shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda. Në fillimet e lidhjes e mbajtën të fshehtë dashurinë e tyre deri kur ajo “foli’ vetë. Çifti shihet kudo bashkë dhe që e mbështesin njëri-tjetrin në çdo projekt që kanë.
Shpesh aktiv në rrjetet sociale ata të dy na tregojnë pjesë nga veprimtaria e tyre e përditshme. Sot Elgiti ka postuar në Instagram një video ku shihet tek luan disa melodi muzikore dhe se sa shumë po i shijon ato, përveç kësaj ajo që bie në sy është komenti i Kleas.
“Kur më pyesin “Po si ta mori zemrën”…”: ka komentuar Klea. Nga këtu e kuptojmë shumë mirë se si u dashuruan ata të dy dhe se sa shumë duhen.

