Në një lidhje me Covid-19, Sallabanda tha se në total mjekimi i një pacienti shkon diku tek 900 euro dhe një pjesë e saj rimbursohet. Mjeku shqiptar që punon në Spanjë tha se në Shqipëri është e gabuar skema e trajtimit, pasi i ngarkojnë pacientët me anti-viralë dhe anti-biotikë, duke u shkatërruar shëndetin dhe ekonominë, gjithashtu.
Mjeku Kita Sallabanda është shprehur se në Spanjë mjekimi i Covid-19 kushton shumë më pak se në Shqipëri dhe bëhet me medikamentë të thjshta si paracetamol e vitamin, pjesa më e madhe e të cilave rimbursohen nga shteti.
Në një lidhje me Covid-19, Sallabanda tha se në total mjekimi i një pacienti shkon diku tek 900 euro dhe një pjesë e saj rimbursohet. Mjeku shqiptar që punon në Spanjë tha se në Shqipëri është e gabuar skema e trajtimit, pasi i ngarkojnë pacientët me anti-viralë dhe anti-biotikë, duke u shkatërruar shëndetin dhe ekonominë, gjithashtu.
“Kam familjarë të mitë dhe i kam trajtuar me paracetamol dhe ibuprofen. Kam parë skemat e mjekëve që përdorin antibiotikë dhe anti-viralë me kile që nuk kanë asnjë lloj efekti. Pak a shumë shkon 900 euro në total në Spanjë. Ne eliminojmë shumë nga ato shtesat që janë në skemën e trajtimit në Shqipëri, që kushtojnë shumë. Dhe shumë prej këtyre medikamentëve rimbursohen nga shteti. Konkretisht kam një të afërmin tim të sëmurë që i kam sugjeruar mjekun Tritan Kalo. Ai i ka dhënë një recetë të thjeshtë me vitamin dhe paracetamol fillimisht, të tjerat vijnë me kohën sipas simptomave. Në Shqipëri, me atë skemë mjekësore po shkatërrohet shëndeti dhe ekonomia njëkohësisht,”– tha Sallananda.
