“Kur isha e re nuk ndihesha e bukur. E teksa luftoja për të gjetur ndjesinë e bukurisë, së brendshme dhe t ëjashtme, zbulova fuqinë e trukut. Kështu u bëra Lady Gaga dhe zbulova më të mirën brenda vetes”.
Me këto fjalë këngëtarja Stefani Joanne Angelina Germanotta, me emrin e artit Lady Gaga, ka rrëfyer historinë e saj në Instagram.
Gati për të lançuar linjën e saj të re të make up, këngëtarja i ka dedikuar një postim raportit me trupin duke dhënë dhe një mesazh për femrat: Kini kurajën të gjeni bukurinë tuaj.
Në postim ajo sjell kujtimet e saj kur ishte e re. “Kujtoj që shihja time më që bënte makijazh çdo mëngjes, duke u zhytur në shkëlqimin e fuqisë së saj për të veshur fytyrën e saj më kurajoze, atë të një gruaje që punon. Kështu nisa të përdor makijazhin si një mënyrë për të realizuar ëndrrat e mia, e për të mësuar të jem e fortë si ime më. Në atë kohë shpika Lady Gaga. Gjeta superheroin brenda meje duke u parë në pasqyrë e duke parë atë që doja të isha”, vijon ajo.
Lady Gaga sqaron sensin e saj të bukurisë, e parë nga këndvështrimi i saj. “Arrita të pranojë tqë mbulohem përmes aftësive dhe të shpikja dhe transformohesha. Më thoshin që isha e çuditshme, por në të vërtetë kështu kam lindur”, shton artistja.
