Dy algjerianë kanë mbërritur një natë në parë në qytetet Burrel e Klos. Pak orë pasi kishte rënë nata efektivë të Komisariatit të Policisë Mat dhe Postës së Klosit konstatuan në rrugë dy persona të panjohur.
“Nuk dinin shqip fare. Ishin të raskapitur dhe të uritur. Nuk dihet nga vinin dhe ku shkonin. U dhamë ushqim dhe ujë. Njoftuan drejtorinë e Kufirit në Drejtorinë e Policisë Dibër. Efektivë të kësaj drejtorie erdhën dhe i morën me makinë”, bënë me dije zyrtarë të Policisë Burrel.
Policia nuk jep të dhëna nga vinin dy algjerianët dhe kush i solli në këto qytete. Dyshohet se ata janë “braktisur” nga trafikantët në afërsi të Klosit dhe Burrelit. Po ashtu ka dyshime se të tjerë shtetas nga Algjeria dhe Siria mund të transportohen nga Maqedonia e Veriut drejt Tiranës. /tirananews.al/