Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si mund të bëhesh milioner duke vizituar çdo vend të botës pa asnjë lekë në xhep

18:44 / July 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Johnny Ward bota
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Johnny Ward kaloi 10 vjet duke udhëtuar nëpër botë, duke vizituar të 197 shtetet në planet duke arritur në fund të udhëtimit të tij të bënte 1 milion dollarë.

Megjithëse Ward, 33-vjeçar, e filloi me një buxhet të vogël, ai arriti të kthehej në një milioner gjatë rrugës, duke dëshmuar se të udhëtosh dhe të bësh para nuk duhet të jenë reciprokisht ekskluzive. Dhe, sipas tij, çdokush mund të arrijë rezultate të ngjashme.

Kur ai u nis për misionin e tij të ‘rrumbullakët’, Ward nuk kishte para edhe për një biletë avioni. Kështu që ai nënshkroi fillimisht për të bërë kërkime mjekësore në një spital në Irlandë. Mjekët kaluan pesë javë duke realizuar teste ilaçesh mbi të duke bërë kështu që ai të fitonte mjaftueshëm para për të udhëtuar më pas në Tailandë dhe për të dhënë atje mësime të gjuhës angleze.

Prej aty, Ward filloi të blogonte dhe të ndërtonte faqen e tij të web-it kur njerëzit mund ta ndiqnin hap pas hapi në rrugëtimin e tij të cilin ai e dëshmonte me fotografi dhe video përgjatë tërë kohës. Ai e zgjeroi blogun e tij në një markë mediash me 100 faqesh interneti të ndryshme. Kjo bëri që të fitonte akoma dhe më shumë para nga të ardhurat e reklamave që realizoheshin në të gjitha faqet e tija online.

“Duhet të isha mjaft i zellshëm që të merrja laptopin tim dhe të punoja mbrëmjeve kur isha në Mongoli, Kazakistan apo Etiopi”, tha Ward për The Telegraph. “Këto ishin kohët e vështira, duke vënë punën në vijë ndërsa isha duke udhëtuar në mënyrë aktive, dhe mos ditur nëse do të kjo do të paguante apo jo”.

Vendi i 197 që përmbylli rrugëtimin e tij në tërë globin ishte pikërisht Norvegjia. Ai e festoi arritjen me shampanjë dhe me të dashurit e tij në Rrethin Arktik. “Nëse me të vërtetë dëshironi thellë diçka, ju mund ta realizoni atë”, shkruante Ward në Instagram kur arriti në Norvegji. “Kur e vizualizoni rrugën tuaj dhe çdo zgjedhje apo përpjekje juaja ju çon drejt synimit tuaj përfundimtar, atëherë asgjë nuk mund t’ju ndalojë“. (Fortune, scan)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.