Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si mund të zgjidhet kriza politike? Ja çfarë propozon konstitucionalisti

12:27 / June 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TIRANE KRISTAQ KUME 2019.02.19 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza politike në Shqipëri duket se nuk ka afër një zgjidhje teksa të gjithë aktorët, shoqëria civile, biznesi etj., i bëjnë thirrje palëve politike të ulen në dialog.

Konstitucionalisti dhe ish kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka një propozim për zgjidhjen e kësaj krize, që e ka realizuar përmes Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve.

“Kriza tenton të marr përmasat e një krize sociale, duke u shndërruar në krizë të thellë të demokracisë me efekte negative afatgjata për të gjithë shoqërinë tonë. Për të zgjidhur këtë krizë dhe, me vëmendjen dhe kujdes të shtuar, për të parandaluar rishfaqen e krizave të tilla në shoqërinë tonë, është e dosmosdoshme që partitë politike të mazhorancës dhe opozitës, të demostrojnë vullnet të plotë politik për të kaperxyer barrierrat që gjenerohen nga interesat politike të tyre dhe nga gara për pushtet”, thuhet në deklaratën e Kumes, për të cilin shkaqet e kësaj krize janë tek ndryshimet kushtetuese në 2008-tën.

Por çfarë propozon konstitucionalisti për të zgjidhur krizën?

Si platformë për veprim ai parashikon:

  1. Palët, mazhorancë e opozitë, të shprehen daktord dhe të pranojnë të angazhohen për realizimin e një reforme të thellë në gjithë korpusin legjislativ të vendit. Objekt i kësaj reforme duhet të jenë Kushtetuta dhe legjislacioni që rregullon çështje që janë të lidhura me sistemin qeverisës të vendit, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjen e Presidentin nga populli, institucionin e Kryeministrit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe Kodin zgjedhor, ligjin për referendumet, ligjin për partitë politike, etj…,
  2. Reforma legjislative duhet të ketë si objektiv themelor të saj krijimin e kushteve ligjore dhe institucionale për të bërë reale dhe të zbatueshme parimet e demokracisë përfaqësuese dhe demokracisë së drejtëperdrejtë si dhe zhvillimin e kapaciteteve të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës.
  3. Palët bien dakort qe reforma legjislative të kryhet si një proçes gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen dhe kontributin e partive politike, organizatave nga shoqeria civile dhe trupave akademike te vendit.
  4. Asistenca e institucioneve ndërkombëtare në realizimin e reformës legjislative të konsiderohet dhe kërkohet.

Ndërsa për të bërë funksionale këtë platformë edhe për të realizuar objektivat e saj, është e domosdoshme që palët, mazhorancë e opozitë, të materializojnë vullentin për bashkepunim nëpërmjet kompromisit.
Kume sugjerojnë që palët të bien dakord për këto çështje:
-Të trajtojnë çështjen e kthimit në Kuvend të deputetëve të PD dhe LSI që kanë dorëzuar mandatet.
-Refoma të zhvillohet si një proçes me vendimmarrje që do të mbështetet në konsensusin e palëve.
-Reforma legjislative të zhvillohet si një proçes intensiv mbarëshoqëror brënda një periudhe kohe të aryeshme, 3-4 muaj.
-Zgjedhjet për organet e qeverisjes lokale dhe zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperise të zhvillohen vetëm pas realizimit të reformës legjislative.

Kristaq Kume Kriza politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.