Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ndodhi përplasja me armë në furrën e bukës, zbardhet biseda telefonike e shqiptarit: Më kanë borxh 5 mijë euro, po nuk m’i kthyen….

17:22 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarët e arrestuar, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë, ndërsa ishin të dy të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për porositjen e vrasjes së Komisarit Artan Cuku në vitin 2017.

Në ngjarje u përfshi edhe 34-vjeçari shqiptar Kristaq Leci, në bisedën telefonike të të cilit dëgjohet që i thotë një personi të panjohur se një bashkatdhetar i tij kishte qëllim t’i zhvaste 5 mijë euro. Në rast se nuk do ia kthente i thoshte se do e godiste me thikë. “Do ta ther me thikë, do t’i q* motrën”, dëgjohet në një bisedë telefonike.

Pasditen e 22 janarit, shqiptari 42-vjeçar Bledar Jambelli që kishte 13 mbiemra dhe 10 emra, së bashku me Marsel Bashimin, 35-vjecarin shqiptar me tre mbiemra dhe bashkatdhetarin e tyre 34 vjecar Kristaq Leci e 2 persona të tjerë iu bashkuan grupit dhe kishin qëllim të takoheshin me dy shqiptarë në një furrë buke në Vula për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre që lidheshin me paratë.

Dy viktimat shqiptare po udhëtonin me automjet shkuan në furrën e bukës për tu takuar me Jambellin. Ata po shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Vetëm dy shqiptarët zbritën nga automjetet për t’u takuar me grupin tjetër.

Jambelli dhe Leci ishin të armatosur, lanë makinat e tyre pranë furrës së bukës dhe morën taksi për të shkuar në takim. Sapo u takuan me palën tjetër, u ulën në një tavolinë jashtë furrës së bukës.

Mbështetësit e grupit me grekë dhe shqiptarë qëndruan në pjesë të ndryshme jashtë furrës. Rreth orës 17:30 nisi përplasja që mund të përfundonte në vrasje. Gjithçka nisi pasi Leci goditi me grusht kundërshtarin.

Viktima e kuptoi se ishin të armatosur dhe tentoi të ndërhynte për të ndaluar 34-vjeçarin duke e përqafuar. Kjo nuk ndali asgjë. Sulmuesi nxori thikën dhe nisi ta godiste.

Ata e kuptuan se gjithçka do të përfundonte keq dhe nxorrën sendet e forta që kishin fshehur në trup për të goditur kundërshtarët. Por në atë moment ka ndërhyrë grupi dhe nisën të godisnin dy shqiptarët derisa u nxorën armët.

Nga të shtënat e Lecit, kapi plumbi njërin prej shqiptarëve, i cili u fut menjëherë në dyqan për t’u fshehur. Nga përleshja, Leci goditi me thikë edhe shqiptarin e dytë. Të dy grupet u përfshinë në konflikt duke sulmuar njëri-tjetrin me thika e duke gjuajtur me karrige.

Pas skenës së përgjakshme, dy persona hipën në taksi dhe u larguan, i treti u arratis në këmbë me dy autorët e panjohur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.