Ndonëse shumica e grave mendojnë se periodat e tyre do t’i ndryshojnë jetën pas të 40-ve, gjithsesi shumë gra këto ndryshime i përjetojnë edhe pas moshës 30- vjeçare.
Disa nga ndryshimet pas moshës 30-vjeçare të cilat mund të jenë indikacion i ndonjë problemi shëndetësor janë:
1.Periodat bëhen më të dhimbshme!
Nëse një grua ende nuk ka lindur, pas moshës 30-vjeçare duhet të përgatitet për perioda të dhimbshme.
2.Periodat vijnë të çrregullta
Nëse këto çrregullime vazhdojnë dhe nuk përmirësohen edhe pas një kohe, atëherë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.
3.Ditët e ciklit zgjaten
Kur një grua hyn në të 30-at, ndryshimet hormonale si dhe ndryshimet e periodave janë prezente. Zakonisht ditët e periodave pas kësaj moshe zgjaten.
4.Pas lindjes gjërat ndryshojnë
Nëse keni lindur, atëherë periodat janë më pak të dhimbshme. Kjo për shkak se mesi zgjerohet, gjaku qarkullon më lirshëm me ç ‘rast nuk has në kontraktime, që shkaktojnë dhimbje.
5.Stili i jetës
Zakonisht pas moshës 30-vjeçare gratë kanë tendencë të ndryshojnë stilin e jetës, me ç ‘rast mund të ndikojë edhe në cikël. Nëse vëreni ndonjë ndryshim drastik në perioda atëherë duhet të konsultoheni me ndonjë mjek rreth ndryshimeve që keni pësuar. /Gazeta Express.