Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si ndryshon mosha e daljes në pension për 2019-tën

12:21 / February 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mosha e daljes në pension prej këtij viti ndryshon, ashtu siç e parashikon dhe ligji, për të gjithë ata që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute.

Sipas “Gazeta Shqiptare”, aktualisht për vitin 2018-të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj (rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç).

Ndërkohë sipas kësaj llogaritjeje, mosha e daljes në pension për gratë në 2019-ën do të jetë 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa në 2020 do të jetë 61 vjeç. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç, në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë (mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Në bazë të reformës së vitit 2014-të, masa e përllogaritjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontributet.

dalja pension

Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontributeve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”, – theksohet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë.

Ndërkohë, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar deri tri vite para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. “Për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributive jo më pak se 15 vite kontributive dhe mosha, që përcaktohet sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit (që ndryshon nenin 92).

pension
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.