Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si në 2019-ën! Behar Bajri u ekstradua për të dytën herë në Shqipëri, me të njëjtat masa sigurie

21:54 / November 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
behar bajri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në vend Behar Bajri. Ai u ekstradua nën masa shumë të forta sigurie dy muaj pas arrestimit në Francë.

Por ky episod është i përsëritur për të! I ftuar në “Opinion”, gazetari Eni Ferhati theksoi se “për ironi të fatit”, pamjet e sotme janë identike me ato të 2019-ës, viti në të cilin Behar Bajri u ekstradua nga Holanda në Shqipëri me po të njëjtat masa të rrepta sigurie.

Eni Ferhati: Me këto pamje, Behar Bajri është ekstraduar dhe në vitin 2019.

Blendi Fevziu: Edhe në 2019-ën?! Po njësoj kshu?

Eni Ferhati: Njësoj, me këto masa sigurie dhe është e çuditshme do thoja, për të mos thënë ironike që Behar Bajri për herë të dytë na ekstradohet me këto masa sigurie. Në 2019-ën ai u ekstradua nga Holanda pasi për të kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, sot SPAK. Në atë kohë, Behar Bajri u listua sëbashku me ca anëtarë të tjerë të fisit Bajri me anë të operacionit “Forca e ligjit” nëse e mbani mend. Ka qenë operacioni “Oaz” në shtator të 2018-ës ku forcat e policisë shkuan në Dobraq, arrestuan 9 persona ndërkohë që Behar Bajri u arrestua në Holandë një vit më pas.

Behar Bajri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “vrasje me paramendim”, “sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, në 3 raste, “korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dyshohet gjithashtu se ai ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Behar Bajri ekstradim krimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.